Qeveria e Kosovës po përgatitet të rikthejë në vend rreth 100 shtetas të tjetë kosovarë të cilët gjenden në Siri, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.
Në një intervistë për ‘Radion Evropa e Lirë’, Mustafa theksoi se nuk mund të japë shumë detaje, por aktualisht po zhvillohen bisedime me Turqinë rreth kthimit të këtyre personave.
‘Nuk mund të jap detaje për çështjen në fjalë. Mund të them se jemi në bisedime me Turqinë nëse ndonjë nga personat që kanë qenë nëpër kampe ka kaluar në pjesën turke’, tha Mustafa.
‘Përafërsisht numri dihet, por nuk është numër i madh, sepse 110 i kemi sjellë në Kosovë. Rreth 100 është edhe numri i personave të tjerë që pritet të kthehen’, shtoi Mustafa.