Numri i kompanitë shqiptare që janë të detyruara të paguajnë nën dorë për zyrtarët e shteti është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Në këtë përfundim ka mbërritur Baka Botërore, raporton ‘TCH’.
Banka Botërore kryen një hgerë në 6 vjet të ashtuquajturin vrojtimi i sipërmarrjeve, në të gjitha vendet e Europës Lindore dhe Azisë Qendrore, ku kompanitë pyeten për çështje kyç që lidhen me klimën e biznesit si korrupsioni, taksat, krimi dhe ambienti rregullator.
Sipas Bankës Botërore, raporton ‘TCH’, për vitin 2019, më shumë se 36% të bizneseve në vend u është kërkuar rushfet nga zyrtarët e administratës. Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe mbi dy herë më e madhe se sa mesatarja botërore.
Në vëzhgimin e BB-së, krahasuar me vitin 2013, shpeshtësia e ryshfeteve është rritur me gati dy herë, nga 20.6 për qind që ishte atëherë në 36.1 për qind sot. Banka Botërore raporton se shpeshtësia e ryshfetit tani është edhe më e lartë se në vitin 2005.