Vendosni fjalën kyçe....

Osmani: Nuk ka plan B, negociojmë vetëm me Vetëvendosjen


Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing në T7 ka thënë se nuk do të ketë bisedime për koalicion me asnjë subjekt tjetër politik përveç Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk kemi plan B. Nuk negociojmë për koalicion me askënd tjetër. Unë kam dalur para qytetarëve dhe jam zotuar se vetëm me VV-në bëjmë koalicion”-  thotë Osmani.

Tutje Osmani shton se marrëveshja dështon vetëm nëse VV nuk dëshiron koalicion.

Ndryshe, grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së kanë përfunduar sot takimin e radhës për përafrimin e programit të përbashkët qeverisës. Ky ishte takimi i pestë me radhë mes këtyre dy grupeve dhe dy partitë janë marrë vesh për shumë tema sikur shëndetësia, arsimi, ekonomia, numri i ministrive”

Tani pritet një takim mes dy kryetarëve të subjekteve për të lidhur zyrtarisht një koalicion.

KQZ ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *