Vendosni fjalën kyçe....

RENEA dhe FNSH kontrolle masive në Lushnjë dhe Vlorë


Një aksion i gjerë po zhvillohet këtë mbrëmje nga Policia e Shtetit, Forcat Operacionale të Tiranës, RENEA dhe FNSH. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të personit të dytë, që dyshohet se ka lidhje me atentatin e 1 nëntorit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, raporton BalkanWeb.

Mësohet se policia po kryen kontrolle të shumta në qytetin e Vlorës dhe të Lushnjës, ku dyshohet se fshihet një prej autorëve të ngjarjes së rëndë.

Deri më tani është arrestuar 34-vjeçari Redjan Rraja, si i dyshuari kryesor për atentatin që la pas dy të plagosur dhe një të vdekur. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *