Vendosni fjalën kyçe....

Trump i gatshëm të publikojë transkriptin e një tjetër telefonate me presidentin ukrainas


Publikimi i transkriptit të telefonatës së 25 korrikut mes presidentit amerikan Trump dhe atij ukrainas Zelensky nuk e ndaloi hetimin e fajësimit kundër kreut të Shtëpisë së Bardhë, pavarësisht se presidenti amerikan pretendoi se ai kishte bërë një bisedë ‘perfekte’ me homologun e tij ukrainas.

Presidenti amerikan Trump është zotuar të nxjerrë transkriptin e një bisede tjetër telefonike që ai pati me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, edhe pse deklaroi se nuk i pëlqen ideja e bërjes publike të ndërveprimeve të tij me liderët botërorë. Biseda telefonike në fjalë midis dy presidentëve u zhvillua në 21 Prill.

‘Tani ata duan thirrjen time të parë. Unë nuk kam asnjë problem t’ua tregoj, përveçse nuk më pëlqen të nxjerr në media kur bisedoj me homologë të huaj’, u tha Trump gazetarëve.

Ai e hodhi poshtë më tej rëndësinë e seancave të ardhshme të zhvilluara nga komitetet e Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga demokratët, duke thënë se deri më tani dëshmitë kanë qenë ‘të shkëlqyera’ dhe se ai ‘kurrë nuk ka dëgjuar për këta njerëz’, të cilët janë thirrur të dëshmojnë.

‘Le të gjejmë 10 personat që urrejnë më shumë presidentin Trump dhe le t’i vendosim atje të dëshmojnë’, tha me ironi Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *