Vendosni fjalën kyçe....

Pompeo takon Merkel, sulmon Rusinë e KInën


Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka paralajmëruar rreziqet e paraqitura nga Rusia dhe Kina dhe i ka bërë thirrje NATO-s që ‘të rritet’ dhe të përballojë sfidat e sotme.

Në një vizitë në Berlin, Pompeo tha se metodat e përdorura nga Kina për të shtypur njerëzit e saj do të ishin ‘tmerrësisht të njohura’” për gjermanët lindorë.

Ai akuzoi Rusinë për pushtimin e fqinjëve të saj dhe shkatërrimin e marrëveshjeve.

Pompeo u tha gazetarëvese NATO duhet të ndryshonte e të përballej me realitetet e rea globale. ‘Shtatëdhjetë vjet që kur është krijuar ajo duhet të rritet dhe të ndryshojë. Ajo duhet të përballet me realitetet e sotme dhe sfidat e sotme. Nëse kombet besojnë se ata mund të marrin përfitimin e sigurisë pa siguruar burimet që i duhen, nëse nuk përmbushin angazhimet e tyre, ekziston rreziku që NATO-ja të bëhet joefektive.’ – tha Pompeo.

‘Sot, Rusia e udhëhequr nga një ish-oficer i KGB-së dikur i vendosur në Dresden, pushton fqinjët e saj dhe i vret kundërshtarët politikë.’ – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *