Vendosni fjalën kyçe....

Këtij i thonë fat, shet për 560 mijë euro vazon perandorake që e bleu 1 euro (Fotot)


Një vazo e cila u ble për vetëm 1.16 euro në një dyqan bamirësie është shitur për 560,000 euro pasi u zbulua se është bërë për një perandor të shekullit të 18-të.

Vazoja e Perandorit Qianlong e gjeti rrugën e saj për në një dyqan në Hertfordshire, ku u ble për 1.16 euro më pas u rendit në eBay për t’u shitur.

Vazoja ndezi një luftë ofertash, me blerësin e suksesshëm kinez që pagoi çmimin prej 560 mijë eurosh. Pronarja fillimisht nuk ishte në dijeni të rëndësisë së saj, derisa u përmbyt me ofertat për vazon elegante në ngjyrë të verdhë.

Ajo e çoi atë tek specialistët në ‘Sëactions Fine Art Auctioneers’ në Stansted, Essex, ku ata i thanë se ajo ishte vazo perandorake kineze dhe ishte bërë për Perandorin Qianlong, i cili mbretëroi nga viti 1735 deri në 1796.

Vazoja e familjes Qianlong shënohet me një simbol që thotë se nuk ishte për shitje, por për një nga pallatet e perandorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *