Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet dosja, pse prokurorët e pushuan akuzën për pastrim parash për kreun e PD-së


Prokuroria vendosi që të pushojë akuzën ndaj kreut të PD-së, Basha, për pastrim parash dhe ai do duhet të përgjigjet vetëm për akuzën e falsifikimit të formularëve.

‘News24’ ka zbardhur dosjen e plotë se pse prokuroria pushoi akuzën më të fortë ndaj Bashës. Sipas prokurorëve Tako e Karanxha, për të qenë përpara veprës penale të pastrimit të parave, duhet që një person të ketë kryer një vepër penale, nga e cila siguron të ardhura, të cilat më pas i vë në qarkullim, duke fshehur të ardhurat që burojnë nga krimi.

Në kushtet kur nuk ka vepër penale, prej nga të rrjedhin të ardhura, prokurorët thonë se nuk qëndron vepra e pastrimit të parave.

Më tej ata argumentojnë se nuk ekziston vepra penale e pastrimit të parave, edhe për faktin se pagesat e kryera për të bërë takime dhe foto me zyrtarë të rëndësishëm të shtetit amerikan, janë një produkt, që nuk gjenerojnë të ardhura që rrjedhin nga vepra penale.

Në përfundim priokurorët thonë se është kompetencë ekskluzive e tyre për të ndryshuar apo saktëzuar akuzën deri në fazën e dhënies së konkluzioneve përfundimtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *