Nëntë persona kanë mbetur të plagosur sot në zonën e Astirit, gjashtë prej të cilëve janë banorë të kësaj zone dhe tre të tjerë janë punonjës të forcave të policisë. Ata kanë mbërritur në spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mëngjesi në zonën e Astirit në Tiranë ka nisur sot me përplasje të forta mes policisë dhe banorëve, pasi IKMT ka nisur aksionin për prishjen e banesave në këtë zonë për t’i hapur rrugë ndërtimit të aksit të Unazës së Re.
Policia deri më tani ka shoqëruar dhjetëra persona në komisariat, mes të cilëve edhe pedagogu i njohur i gazetarisë, Ervin Goci, i cili kishte shkuar në mbështetje të banorëve.