Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari i “Le Iene” ka dy fjalë për Lleshajn: Gajase italianët me të ngrëna e të pira në hotelet luksoze të Bejrutit

Gazetari shqiptar i emisionit italian ‘Le Iene’, Taulant Kopliku, i cili bëri publik rastin e 11-vjeçarit Alvin Berisha, ka komentuar gjestin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj i cili shkoi në Bejrut për të bërë foto me vogëlushin.

Gazetari thotë se ministri shqiptar i ka gajasur italianët me shfaqjen që bëri në ditën e fundit të operacionit për shtëpitmin e 11-vjeçarit, duke u shfaqur me sy të errëta. Po ashtu ai thotë se Lleshaj ka qëndruar duke ngënë e pirë në hotelet luksoze të këtij vendi.

 “Nese dona me u solidarizu, per patriotizem po themi bravo Sander si shqiptar qe je. Po themi ishe aktori kryesor i gjithe çfare ndodhi ato dite ne kufirin mes Libanit dhe Sirise. Po themi gjithçka qe ti don qe ne me thane. Kjo per hir te flamurit qe vartesit e tu ishin kujdesur ta merrnin per t’ia hedhur kraheve Alvinit.
Ashtu po e leme, siç po deklaron ti pa tu dridhur qerpiku.
Vetem dy gjera te vogla do te thoja.
Se pari, mos harro se nuk mbeti Alvini qe ti jepni ju dashurine per flamurin, duke e mbeshtjelle sa per shoë e shkrepur foto nje pas nje. Ka nje babe, nje gjysh e do axha qe do dine ta brumosin me vlerat e nje shqiptari te mire, pa patur nevoje per keta telenovela libaneze.
Se dyti, diçka qe ta kesh per vete. Mos ia thuaj njeriu se “asht marre”.
Jane gajasur italianet me ato kingat e palestruar e me syze te erreta qe mberriten te ambasada duke u perplasur duarsh dhe perqafuar njelloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Riinen.
Kishin ngelur te habitur te gjithe se ça dreqin hidhen perpjete keta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njefare Apollo Creed kartolinash, qe pasi u denden me te ngrena e te pira hoteleve te luksit ne Bejrut, iu dedikuan festes se “fitores” se madhe te arritur me shume mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit te lavdishem.

Faleminderit gjeneral qe na solle Alvinin ne shtepi. Italianet na genjyen si gjithmone.”, shprehet gazetari.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, dje foli për detajet e operacionit për shpëtimin e Alvinit në studion e emisionit “Opinion”, i cili tha se nisma për këtë operacion u mor nga Shqipëria.

Pas 5 vitesh mes luftës në Siri, Alvin Berisha sot ndodhet pranë familjes së tij në Itali, pas një ndërhyrjeje nga shteti fqinj në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe Gjysmëhënën siriane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *