Dënohet me 32 vite burg Marjana Cmeta, gruaja e cila akuzohet se helmoi vjehrrën e saj Lirie Lami.
Prokuroria kishte kërkuar në pretencë 35 vite burg, por më pas Gjykata e reduktoi në 32 vite.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 30 prill të 2017-ës. Në atë kohë, Çmeta ishte tetë muajshe shtatzënë.
Nusja kishte bërë rrëfim para hoxhës Hysen Shehu, ku tregonte se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë fostoksinë. Marrëdhënie jo e mirë që kishte me Lirien aso kohe 47-vjeçe që mendonte se ishte pikërisht ajo shkaktarja që martesa e saj nuk po shkonte mirë.
Por Çmeta ka akuzuar të afërmit e bashkëshortit të saj, Oltjan Lamit dhe hoxhën si përgjegjës të situatës. Ajo ka pranuar se ka patur një përplasje fizike me të, por mohon që ta ketë vrarë.