Kreu i PD-së, Basha ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministri Rama e kryebashkiakut Veliaj për dhunën ndaj banorëve të Unasë së Re.
Ai deklaroi se të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë akt kriminal dhe grabitje do mbajnë përgjegjësi para ligjit e do marrin dënimin e merituar.
‘Një projekt vjedhje me kompani fantazmë. Edi Rama është i vendosur ta çojë këtë projekt deri në fund dhe për ta çuar deri në fund këtë vjedhje ai nuk kursen askënd. Kjo që bën Edi Rama është një krim i rëndë ndaj pronës, jetës së qytetarëve. Edi Rama e Erion Veliaj do mbajnë përgjegjësi para ligjit. Ju jap fjalën që do përgjigjen para ligjit për dhunën barbare me të vetmin qëllim për të mbushur xhepat me 40 milionë euro të korrupsionit.
Më tej ai shtoi se Partia Demokratike do i kompensojë banorët për dëmin që u është shkaktuar ndërsa shtoi se të gjithë përgjegjësit për dhunën dhe grabitjen e banorëve të Unazës së Re dhe të shqiptarëve do marri dënimin e merituar sipas ligjit.
Kemi një zotim politik me shkrim. Çdo cm katror i pronës së tyre do kompensohet me vlerën e tregut pasi PD të vijë në pushtet. Të gjithë ata të përfshirë në këtë akt kriminal ndaj qytetarëve do mbajnë përgjegjësi para ligjit dhe nuk do gëzojnë asnjë qindarkë të kësaj grabitjeje dhe do marrin dënimin e merituar.’ – tha Basha