Vendimi përfundimtar për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, do jepet më 21 nëntor.
Këtë vendim ka marrë sot Kolegji i Posaçëm i Kualifikimit që ka mbyllur përfundimisht hetimet për Muçin. Ish-prokurori kaloi me sukses shkallën e parë të vettingut, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik.
Gjatë seancës së sotme, Komisioneri Publik pretendoi se Muçi nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë pasi nuk e justifikon atë.
Ai ka kërkuar shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, vendimi që do jepet nga KPA-ja më 21 nëntor.