Gjiganti katalanas është në kërkim të mbrojtësit të djathtë dhe ia ka vënë syrin futbollistit gjerman
Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për sezonin e ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Don Balon”.
Dhe, kampioni spanjoll ia ka vënë syrin mbrojtësit të Bayern Munichut, Joshua Kimmich.
24 vjeçari është në listën e dëshirave të “Blaugrana”, të cilët nuk janë bërë rehat në pozitën e mbrojtësit të djathtë që prej largimit të Dani Alvesit.
Kimmich është njëri prej futbollistëve më stabilë në Evropë në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Ai mund të luajë me sukses edhe si mesfushor.