Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk e di ku është babi”-Historia e 10-vjeçarit në Siri i cili pret rikthimin në Shqipëri


Nuk e ka humbur buzëqeshjen dhe flet shqip shumë mirë. Por nuk e di fare se kur ka mbërritur në Siri. E di që babai e ka marrë me vete atje, por tashmë nuk e di se ku ndodhet ai. “Jam 10 vjeç”, thotë vogëlushi i cili pranon se në kampin Al Hawl ka ardhur para 7 muajsh.

10-vjeçari pyetet nga gazetari i A2, Jul Kasapi se kush e ka sjellë në Siri, djaloshi përgjigjet: “Babi im”.

Një grua e moshuar, gjithashtu shqiptare, tregon se vogëlushi ka mbërritur në Siri prej 7 vitesh, pra kur ka qenë vetëm tre vjeç.

Ai është vetëm një nga shumë fëmijë shqiptarë që ndodhen në kampin famëkeq ku mbahen gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të ISIS. Kampi ku deri para pak ditësh ndodhej edhe Alvin Berisha, i cili fatmirësisht arriti të largohej prej atje.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *