Vendosni fjalën kyçe....

Danimarka vendos kontroll në kufi me Suedinë


Danimarka do të rivendosë përkohësisht kontrollet në kufijtë e saj me Suedinë pas një sërë krimesh të dhunshme në Kopenhagë për të cilat autoritetet daneze theksojnë se janë kryer nga autorë me origjinë suedeze.

Kontrollet gjashtëmujore, duke filluar nga e marta, do të bëhen në urën Oresund mes Kopenhagës dhe qytetit suedez të Malmos dhe gjithashtu në portet e trageteve.

Që nga shkurti, në Kopenhagë ka pasur 13 shpërthime. Autoritetet besojnë se një shpërthim i 6 gushtit në Agjencinë e Taksave të Danimarkës “u krye nga kriminelët që kishin kaluar kufirin nga Suedia. Dy shtetas suedez janë në paraburgim”.

Ministri i Drejtësisë, Nick Haekkerup, është shprehur se një vrasje e dyfishtë e 25 qershorit, ku dy shtetas suedez u qëlluan për vdekje në periferi të Kopenhagës, ka qenë një përballje midis bandave nga Suedia”.

Të shtunën, një djalë 15 vjeçar u qëllua për vdekje dhe një adoleshent tjetër u plagos rëndë në Malmo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *