I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ishte edhe Arbjan Mazniku, nënkryetar i bashkisë së Tiranës. Ndonëse kishte konfirmuar pjesëmarrjen në emisionin e sotëm, Mazniku është tërhequr në momentet e fundit dhe mesa duket problem për të është bërë prania në studio e banorëve të “Astirit”.
Refuzimi i Maznikut për të qenë i pranishëm në studio u kritikua nga të ftuarit e tjerë.
“Qeveria ka frikë të vijë në studion e Top Channel”, u shpreh Jamarbër Malltezi, përfaqësues i PD-së, i cili përgëzoi moderatoren Eni Vasili për temën që po trajton dhe të ftuarit në studio.
Edhe aktivisti Ervin Goci kritikoi tërheqjen e Maznikut nga emisioni.
“Ata kanë për detyrë të vijnë të flasin. Kanë frikë të përballen me njerëzit që i qeverisin”, tha ai.
“Ashtu siç ikin nga studiot, do të ikin shumë shpejtë edhe nga Shqipëria”, tha Klevis Balliu, ish-deputet i PD-së.