Që para orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, Arta Vorpsi u paraqit në godinën e Gjykatës Kushtetuese. Fill pas saj godinës iu drejtua edhe Marsida Xhaferllari.
Njëra u betua te noterja e tjetra nga presidenti për të njëjtin post.
Xhaferllari nuk ka pranuar të përgjigjet për pyetjet e gazetarëve dhe ka vijuar rrugen duke hyrë në ambientet e brendshme të gjykatës. Ajo thjesht i përshëndeti me fjalën: “Mirëmëngjes!”.
Po ashtu edhe Vorpsi, e cila iu drejtua gazetarëve me fjalët: “Mos u lodhni kot”.
Kujtojmë se Arta Vorpsi u betua dje tek noterja si anëtare e gjykatës Kushtetuese, duke shmangur ceremoninë zyrtare para Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit kishte lënë të kuptohet se nuk kishte ndërmend ta thërriste për betimin.
Emri i Vorpsit çoi në përplasje mes Presidencës dhe KED-së.