Vendosni fjalën kyçe....

Rama thotë se sot s’do merret me Metën por flet vetëm për të


Në seancën e sotme të Jshtëzakonshme n Kuvend, kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen mes presidentit të vendit Ilir Meta, me Kuvendin dhe KED-në, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Rama tha se s’do fliste për Metën, por gjithsesi nuk duroi dot pa e përmendur. sipas tij nuk ka më turp se sa kur presidenti i Republikës akuzon përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së në vendin tonë si të korruptuar.

“Edhe njëherë tjetër, për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella, jemi përballë si Kuvendi i Shqipërisë, me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin e Presidentit të Republikës në një frëngji prej nga ku sulmon nga të katërta anët.

Duke qenë ne këtu, 100%, në të njëjtën linjë me SHBA dhe BE dhe natyrisht është e lehtë të kuptohet pse si çdo herë tjetër, Ilir Meta nuk kursen as partnerët strategjik dhe as dy alëatët e mëdhenj të Shqipërisë, SHBA dhe BE, duke na vënë të gjithëve në një pozitë jokomode dhe të turpshme për ta thënë me të gjitha fjalët deri në fund. Insinuon haptaz se këto përfaqësi të nderuara të shteteve që janë qysh në ditën e parë të procesit të Reformës në Drejtësi, promotore dhe mbështetëse të saj akuzohen si të korruptuara. Nuk ka më turp dhe pas kësaj nuk ka as nevojë të stërzgjatemi për të shpjeguar arsyet që na sjellin këtu dhe drejtësinë e vendimmarrjeve tona, prandaj këtë herë unë nuk do merrem me Ilir Metën por me drejtësinë që është ende në ardhje dhe që kërkon shumë vullnet, shumë durim dhe mbështetje nga ana jonë.

Por për të gjithë ata që ndjekin këtë përplasje të Metës me drejtësinë, dua t’ju them se para asaj që ne të bënim duke zgjedhur dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese dhe të marrim të mirëqenë zgjedhjen e një anëtareje tjetër përtjer afatit të caktuar të presidentit të Republikës jemi dakordësuar me alëatët strategjik dhe opinionet e dhëna nga ekspertët e tyre. Prandaj për të gjithë njerëzit që duan të dinë të vërtetën e kësaj që po ndodh, kam një pyetje retorike, a është e mundur që SHBA dhe BE dhe ekspertiza e tyre të jenë vënë në ndonjë projekti tjetër?

Besoj se për çdo mëngje të arsyeshme përgjigja është e thejshtë, kjo nuk është më e mundur. Ndihem në pozitë të vështirë jo në raport me episodin, pasi është tjetër shprehje e vështirësisë që ka kjo reformë qyysh se ka nisur. Unë ndihëm në pozitë të vështirë në raport me njerëzit dhe pritshmëritë e tyre sepse kjo ende nuk është e prekshme e nuk është aty për ta. Ajo që duhej të ishte drejtësi, është rëndom padrejtësi si rezultat i një numri të konsideruar të gjykatësve e prokurorëve të KÇK-së. Beteja jonë sot nuk është me Ilir Metën por me KÇK-në.”, tha Rama, i cili vijoi të fliste për 22 minuta rresht për presidentin e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *