Kreu i opozitës së bashkuar Lulzim Basha nga deklarata për shtyp theksoi se loja me durimin e njerëzve do ketë pasoja të rënda dhe se zgjidhja janë vetëm zgjedhjet e parakohshme.
“Ka një rrugëdalje nga ky batak Surreli. Duke nisur me zgjedhjet e parakohshme që do ti japin fund paligjshmërisë dhe pseudo-parlamentit dhe pseudo-opozitës që është faqja e zezë e faqes më të zezë. Është bërë shërbëtore e një bande që nuk përfaqëson as çerekun e socialistëve të ndershëm.
Zgjidhja është rruga që po merr vendi fqinj, Maqedonia e Veriut, ku klasa politike mori përgjegjësitë dhe shkoi drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Loja me durimin e njerëzve do të ketë pasoja të rënda”-u shpreh Lulzim Basha.