Vendosni fjalën kyçe....

Policia zbardh pas dy ditësh ngjarjen: Humb jetën një 34-vjeçare, probleme me shëndetin mendor


Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy më parë ku një shtetase është gjetur e pajetë në shkallët e emergjencës së një hoteli në Tiranë.

Sipas policisë, 34-vjeçarja me iniciale G.V në kushte të rënda psikologjike është hedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës së hotelit.

Njoftim i Policisë së Tiranës:

Në lidhje me ngjarjen, ku më datë 14.11.2019, u gjet një shtetase e pajetë në shkallët e emergjencës së një hoteli në Tiranë, nga veprimet  të kryera nga grupi hetimor si dhe këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se:

Turpi i pajetë i përkiste shtetases  G. V.,34 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ku në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit, për  pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *