Vendosni fjalën kyçe....

S’qe e thënë, 10 vjet pasi fitoi 11 milionë euro në lotari përfundon si minator qymyrguri


Në vitin 2002, fitoi loton duke futur në xhep 11 milionë euro ndërsa sot punon në një minierë qymyrguri ku paguhet 11 euro ora.

Michael Carroll s’e kishte menduar kurrë se bileta e blerë kur ishte vetëm 19 vjeç dhe punonte si pastrues mbeturinash në Norfolk, Britani e Madhe, do i ndryshonte jetën për pak vite.

Ai fitoi pak kohë më pas 11 milionë euro në lotari por tani ka përfunduar si punëtor krahu. Brenda 10 vjetësh Carroll e bëri pasurinë rrush e kumbulla.

Megjithatë nuk shprehe i penduar apo zhgënjyer për mënyrën sesi i ka shpenzuar paratë. Më shumë se 4 milionë euro ai ua dha familjarëve dhe miqve, duke përfshirë hallën dhe xhaxhain që e rritën pas vdekjes së të atit.

Të tjerat i shpenzoi në pushime luksoze, kokainë, pije alkoolike, shtëpi e makina garash para se në vitin 2013 të shpallte falimentin.

Pas kësaj u shpërngul në një shtëpi për të pastrehët duke kërkuar për punë. Carroll shprehet i kënaqur me punën e tij të re si minator duke thënë se është i lumtur që ka rimarrë në dorë frenat e vetes dhe të jetës së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *