Një i burgosur në SHBA pretendon se ai e ka shlyer dënimin e tij pasi pësoi vdekje klinike në spital dhe u rikthye sërish në jetë.
I burgosuri, Benjamin Schreiber, i kërkoi Gjykatës së Apelit, që ta lironte nga burgu me dënim përjetë duke thënë se kur vdiq shkurtimisht në 2015, para se të ringjallet në një spital, ai e përmbushi detyrimin e tij ndaj shtetit.
Ai i kërkoi trupit gjykues me tre gjyqtarë që ta linin të vazhdonte me jetën e tij. Gjykatësit megjithatë e kundërshtuan argumentin e tij këtë javë.
‘Nëse Schreiber është gjallë duhet të jetë në burg, nëse është i vdekur dënimi i tij ka përfunduar.’ – argumentuan gjykatësit.
Schreiber, 66 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm pasi u dënua për vrasje për vrasjen e një personi në vitin 1996.