Ky restorant vizitohet nga disa nga personat më të famshëm në botë, siç janë David Beckham, Ed Sheeran, Jack Dorsey, Guy Ritchie etj. Ajo që e bën të veçantë këtë restorant janë hamburgerat dhe sanduiçet që kushtojnë jo pak por plot 185 dollarë copa.
Rrjeti i restoranteve ‘Wagyumafia’, me bashkëthemelues Hisato Hamada, shërben një nga sanduçet më të mira të viçit në botë, nga bagëtitë që rriten në Kobe, një qytet pranë Osakës.
Bagëtitë nga Kobe që shërbehen në Wagyumafia kanë një histori të stërlashtë.
Fjala ‘wagyu’, e cila shihet shpesh në menutë globale, përkthehet thjesht si ‘bagëti japoneze’. Ky term i gjerë përfshin katër raca zyrtare: të zezën japoneze, kafen japoneze, të përzgjedhurën japoneze dhe brishkurtërin japonez.
E zeza japoneze është më e zakonshme dhe ka tre linja gjaku, por, midis tyre, bagëtitë Tajima janë izoluar historikisht në thellësi të maleve, që do të thotë se shmangnin shumimin e kryqëzimin me bagëti të tjera.
Bagëtitë Tajima zakonisht kanë vetëm 6% yndyrë, ndryshe të zakonshmet që kanë deri në 25%.