Vendosni fjalën kyçe....

31 milionë dollarë, shitet në Zvicër ora më e shtrenjtë në botë


Një orë e markës luksoze zvicerane ‘Patek Philippe’ u shit për një shumë rekord prej 31 milionë dollarësh në ankand, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një orë.

‘Grandmaster Chime 6300A-010’ nuk është vënë kurrë në dorë nga askush dhe u krijua posaçërisht për ankandin e së shtunës në Gjenevë për të mbledhur para për kërkime për sëmundjen e distrofisë muskulare, sipas shtëpisë së ankandit ‘Christie’s’.

Është versioni i vetëm i orës i prodhuar ndonjëherë në çelik inox dhe në të shënohet se është një orë unike në llojin e saj. Ora ka një fushë ngjyrë trëndafili që mund të kthehet në fushë të zezë, akrepë prek ari 18 karatësh dhe është fiksuar me një rrip të bërë prej lëkure aligatori të zi, i qepur me dorë.

Ai gjithashtu përfshin të gjitha tiparet që dikush mund të presë nga një orë luksoze, shifrat prej ari dhe të tjerë elementë dallues. Shitja e saj të shtunën për 31 milionë dollarë e bën shitjen më të shtrenjtë.

Rekordi i mëparshëm për sahatin më të shtrenjtë u vendos nga një orë ‘Patek Philippe’ e vitit 1932, e cila u shit për 23.2 milionë franga zvicerane (24 milion dollarë në atë kohë).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *