Ministri i Brendshëm Francez, Christophe Castaner ka përdorur gjuhë fyese për protestuesit e “Jelekëve të Verdhë” të cilët të dielën mbushën 1 vit në protestat kundër qeverisë.
Ai i quajti ata “banditë” dhe “bullistë”, një term ky i fundit për të përshkruar persona që përdorin forcën ose fuqinë e tyre për të dëmtuar ose frikësuar ata që janë më të dobët.
“Dje, ata që pamë ishin pak demonstrues të ligjshëm por banditë, bullistë dhe hajvanë” – tha Castaner për Radion Evropa 1 kur u pyet për protestat e dhunshme në Paris, citon Reuters.
Demonstruesit dëmtuan makinat dhe i gjuajtën policëve me gurë dhe shishe, ndërsa këta të fundit iu kthyen me gaz lotësjellës dhe topa uji.
Castaner tha se në të gjithë Francën, policia arrestoi 264 njerëz të shtunën, 173 prej të cilëve vetëm në Paris.