Vendosni fjalën kyçe....

“Rama ik” – Thirrjet e tifozëve që i prishën festën kryeministrit (Video/Foto)


Teksa kishte ditë që kryeministri Rama kishte shtuar dozën e propagandës lidhur me stadiumin e ri të kombëtares, që u emërtua me emrin e kompanisë së fluturimit ‘Air Albania’, jo çdo gjë ka shkuar si duhet për kreun e qeverisë.

I ulur në shkallët e stadiumit bashkë me zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe personalitete të futbollit, Rama, po ndiqte spektaklin e përurimit të stadiumit që po ndodhte në fushën e lojës.

Kreu i qeverisë nuk u ka besuar veshëve kur nga njëra prej tribunave të stadiumit vërshuan thirrjet ‘Rama ik’. Thirrjet vijuan për disa sekonda ndërsa u shpërndanë në kohë rekord në rrjetet sociale.

Pas kësaj, disa tifozë shfaqën edhe disa pankarta me thirrje ‘Rama ik’. Stadiumi i ri ka një kapacitet prej rreth 22 mijë vendesh ndërsa ka kushtuar më shumë se 70 milionë euro.

Fillimisht stadiumi kishte një tjetër projekt por ndryshoi rrugës për t’u shndërruar në atë që është sot, me një kullë të lartë në njërën prej anëve të tij. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *