Një 32-vjeçar në Peqin është arrestuar nga ana e policisë, pasi dyshohet se ka goditur një mjek për shkak të detyrës.
Policia sqaron se ka vënë në pranga shtetasin me inicialet A. K., i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit, kur ka goditur mjekun Ylli Topi.
“Godet mjekun e spitalit në Peqin, vihet nën pranga nga Policia 32-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 32 vjeç, banues në Peqin.
Ky shtetas ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun Y. T.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.