Vendosni fjalën kyçe....

16-vjeçari i merr pa leje makinën nënës dhe aksidentohet me 7 shokë, fjalët e fundit (VIDEO)


Një aksident i ka marrë jetën në mënyrë tragjike një djali 16-vjeçar në Itali. Mediet e shtetit fqinj shkruajnë se adoleshenti i mori nënës pa leje makinën dhe doli me shokët të festonte.

Mirëpo vetëm pak pasi ishte nisur me shtatë shokë të tjerë që ishin gjithashtu të mitur, u aksidentua.

Nuk kishte mbetur asgjë për të bërë për Daniele Burellin, 16 vjeçarin nga Fagagna. Kur mbërriti ambulanca, ai kishte humbur etën në vend nga plagët e marra.

Rai” shkrusn se i riu ishte në timonin e një Opel Corsa, në të cilën shtatë djemtë dhe një vajzë po udhëtonin në rrugën midis Rodeano dhe San Daniele del Friuli.

Aksidenti ka ndodhur gjatë natës pak pas orës 1.50.

Shtatë shokët e tjerë të tij u plagosën, të gjithë 15-vjeçarë. Me gjashtë djemtë u dërgua në spital edhe një vajzë, e cila me ta ishte në makinë.

Me të vënë re se makina e saj nuk ishte në parking, nëna e adoleshentit kishte nisur menjëherë të kërkonte djalin e saj.

Ajo mbërriti në vendin e aksidentit vetëm pak pas policisë dhe pa skenën e tmerrshme.

Pak para aksidentit djali kishte postuar një video në mediat sociale, ku dëgjohej të thoshte: “Jemi tetë vetë, në një makinë me pesë vende”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *