Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Kaliforni, vriten 4 persona në SHBA


Të paktën 10 persona u qëlluan me armë zjarri në Kaliforni pasi një njeri i armatosur hapi zjarr gjatë një tubimi familjar, tha policia. Katër persona janë vrarë, ndërsa të tjerët janë dërguar në spital.

Familjarët dhe miqtë e tyre po shikonin futboll në oborrin e shtëpisë kur dikush filloi të shtinte drejt tyre. Askush nuk është arrestuar deri më tani dhe deri tani nuk ka ende asnjë të dyshuar.

Incidenti ndodhi rreth orës 6 pasdite të së dielësnë anën juglindore të qytetit. Tre persona u shpallën të vdekur në vendngjarje ndërsa një viktimë e katërt vdiq në spital.

Gjashtë persona të plagosur mbeten në spital ndërsa gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *