Këshilltari Ligjor i presidentit Meta, Bledar Dervishaj, ka deklaruar se nesër pritet të depozitohet padia penale ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.
I ftuar në ‘News24 në rubrikën ‘Opinion’, Dervishaj tha se padia ndaj Dvoranit përmban materiale voluminoze të natyra të ndryshme ndërsa nuk e zbuloi përmbajtjen e saj.
‘Provat përvëluese do i shfaqë presidenti. Besoj se padia do bëhet nesër dhe dosja përmban materiale voluminoze të natyrave të ndryshme. Është përgatitur edhe një video që përmban prova që publiku duhet t’i dijë sipas presidentit. Nuk jam në dijeni të të gjitha materialeve por edhe sikur nuk mund t’i zbuloj të gjitha këtu.’ – tha Dervishaj.