Vendosni fjalën kyçe....

Ishte përdhunuar nga 6 burra, 13-vjeçarja shtatzënë vetëvritet duke u hedhur nga çatia


Një vajzë 13-vjeçare e cila ishte shtatzënë, dyshohet se ka vrarë veten. Adoleshentja raportohet se u hodh nga një bllok pallatesh, para mesnatës së së premtes në Bangkok, Tajlandë.

Identiteti i vajzës nuk është bërë i ditur, por jepet vetëm pseudonimi i saj Pinkie.

Vajza fotografoi këmbët e saj nga çatia dhe ia dërgoi një miku/mikeshe sëbashku me një mesazh: “Unë po iki, të dua”.

Sipas mediave lokale vajza kishte bërë edhe disa postime në Facebook, ku shprehej: “Unë jam gati të shkoj dhe nëse nuk do të isha shtatzënë, do të kisha shkuar shumë kohë më parë”.

Adoleshentja vetëm para pak kohësh ishte mbajtur rob dhe dhunuar nga gjashtë burra. Nëna e saj 45-vjeçare raportoi sulmin në polici dhe u tha atyre se një bandë prej gjashtë burrash e mbajtën të bijën rob në një banesë dhe e dhunuan natën e 11 nëntorit.

Ajo thotë se përdhunimi e çoi vajzën në depresion. Policia thotë se kanë identifikuar dy të dyshuar dhe kanë arrestuar njërin prej tyre.

“Daily Mail” shkruan se Pinkie kishte debatuar me nënën e saj pak para vetëvrasjes dhe se ajo kishte vrapuar pas adoleshentes në përpjekje për ta ndaluar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *