Policia greke ka kapur 107 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Kallapaq të Janinës, ndërsa mjeti me lëndën narkotike vinte nga kufiri i gjelbër.
Gjatë kontrollit, autoritetet fqinje kanë sekuestruar 91 pako me 106 kg e 850 gram marijuanë.
Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 180 euro dhe dy celularë, ndërsa ka rënë në pranga drejtuesi i mjetit, që ishte një shtetas shqiptar, mosha e të cilit nuk bëhet e ditur.