Vendosni fjalën kyçe....

Arta Marku nuk është dakord me renditjen në garën për Kryeprokuror nga KLP


Arta Marku nuk është dakord me renditjen në garën për Prokuror të Përgjithshëm pasi u rendit e dyta pas Olsian Çelës.

Në detyrën si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka depozituar kërkesën për rishikimin e renditjes.

Marku u rendit e dyta me 406 pikë pas Olsian Çelës me 459 pikë dhe para Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Ankesën e Markut për renditjen do e shqyrtojë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *