Tre persona u vranë të martën kur forcat e sigurisë në Bolivi u përpoqën të pastrojnë një kalim për autobotët e gazit që kërkonin të largoheshin nga fabrika e gazit ‘Senkata’ afër kryeqytetit La Paz.
Vdekjet e tyre e çojnë numrin e përgjithshëm të viktimave të vrarë në trazirat politike në 23, që nga zgjedhjet presidencialef të 20 tetorit, sipas Komisionit Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut.
Protestat shpërthyen pas raportimeve për parregullsi elektorale gjatë zgjedhjeve, duke e zhytur vendin në kaos.
Ish-presidenti Evo Morales mohoi çdo mashtrim elektoral, por ai përfundimisht dha dorëheqjen pas presionit politik e ushtrarak dhe u largua drejt Meksikës, ku iu dha azil politik.
Një qeveri e përkohshme ka rrëmbyer pushtetin dhe është zotuar të mbajë zgjedhje të reja sa më shpejt të jetë e mundur, por mbështetësit e Moralesit kanë deklaruar se ajo që ndodhi ishte grusht shteti dhe që prej ditës kur Morales u largua, ata kanë dalë rrugëve në protesta masive.