Policia ka nisur verifikimin pasuror ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, për pastrim parash.
Policia i është drejtuar bankave lidhur me llogaritë bankare të Kajmakut, i cili është shpallur në kërkim, ndërkohë të njëjtën kërkesë ka çuar edhe në Hipotekë për të verifikuar pasuritë e tij.
Kajmaku u shkarkua si kryebashkiak pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin pas deklarimit të rremë në formularin e dekriminalizimit.
Kajmaku ka qenë arrestuar në Greqi nën emrin Jorgo Toto dhe kjo u zbulua pas denoncimit dhe dokumenteve të paraqitura nga Partia Demokratike.
Ai po hetohet edhe për shkarkimin e dy kryebashkiakëve dhe emërimin e një tjetri, veprime që dyshohet se janë kryer pasi KQZ-ja i kishte hequr mandatin.