Këngëtari i njohur Xhavid Dedej ka pranuar se paratë që fiton duke kënduar nëpër dasma, nuk i dalin në fund të muajit. Ai ishte i ftuar në emisonin ‘Soiree’, ku gazetarja Jonida Shehu e pyeti se sa para fiton nga muzika që bën.
“Të them të drejtën fare, mendoj fundin e muajit, i paguaj dritat, s’i paguaj. Se kur ulemi ne në tavolinë, thonë ‘o ky ka qenë në dasëm, ka lekë’ edhe qerasim ne. Por kur vjen fundi i muajit ikin ato. Ne nuk jemi këngëtarë të famës, ne jemi këngëtarë që bëjmë punën, jemi këngëtarë të popullit”, është shprehur Xhavidi.
Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë pasi kampioni i boksit, Klevis Çelaj preku të gjithë shqiptarët nga veriu në jug për shkak të kushteve të vështira me të cilat është përballur dhe vazhdon të përballet. Pavarësisht famës që kanë, sportistët e artistët duket se e kanë po aq të vështirë sa të tjerët jetesën në Shqipëri.