Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë, njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rrugës duke u kthyer përmbys në një arë.
Sipas informacioneve paraprake, personat që ndodheshin në automjet kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, por policia thotë se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.