Zbarkoi te Juventus si personifikim i ambicieve për të fituar trofeun më të lakmuar në futbollin europian për klube, atë që është kthyer në një obsesion për ekipin e velur nga titujt kampion në Itali.
Por tani Juventus po trazohet jo pak nga përplasjet dhe pakënaqësitë e Kristiano Ronaldos, madje në Spanjë e quajnë të sigurt largimin e tij nga Torino.
Eduardo Inda, drejtori i platformës sportive iberik “OK Diario” paralajmëroi se bomberi luzitan do të largohet në muajin qershor nëse nuk do arrijë të fitojë Ligën e kampioneve. Njeriu që i parapriu të gjithëve kur lajmëroi goditjen e shekullit në futboll, kalimin e Ronaldos në Torino, tani vendoset në qendër të diskutimeve me paralamërimin për largim.
Klubi bardhezi kërkon të sjellë në Torino, Paul Pogba e Kylian Mbappé, dhe për arsye financiare por edhe për të mos mbajtur shumë solistë që rrezikojnë klimën brenda ekipit, do të largojë Ronaldon. Ajo çfarë [paralajmëron gazetari spanjolll, është një stafetë kampionësh.
Kjo përfshin dhe atë që tifozët po e cilësojnë si “Pogback” një term i shpikur për të përkufizuar rikthimin e francezit me fanelën që e bëri të vlejë më shumë.