Vendosni fjalën kyçe....

Pompeo-protestuesve iranianë: Më sillni video e foto që vërtetojnë abuzimet e shtetit ndaj jush


Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo u ka bërë apel protestuesve në Iran, duke u kërkuar atyre të shpërndajnë foto dhe video që shfaqin abuzimet ndaj tyre nga autoritetet.

Pompeo me sa duket shpreson të përdorë pamjet për të justifikuar më shumë sanksione ndaj Teheranit.

“Unë u kam kërkuar protestuesve iranianë të na dërgojnë video, foto dhe informacionet e tyre që dokumentojnë goditjen e regjimit ndaj protestuesve. SHBA do të ekspozojë dhe sanksionojë abuzimet”– shkroi Pompeo në “Twitter” në gjuhën angleze dhe në farsi.

Diplomati i lartë tha se Shtetet e Bashkuara do të përdorin materialin për të “dënuar publikisht përndjekjen e protestuesve”.

RT shkruan se Irani mbylli internetin pas përshkallëzimit të protestave, çka nxiti akuzat se me këtë akt qeveria po përpiqej të parandalonte përhapjen në internet të provave të abuzimit.

Teherani dhe të paktën një provincë e kanë rikthyer përsëri internetin të premten, sipas mediave shtetërore.

Teherani e shikon si cinik dhe hipokrit, solidaritetin e Uashingtonit me protestuesit duke përmendur sanksionet e ashpra. Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif tha: “regjimi që imponon veprime shtrënguese ekonomike dhe ndalon shpërndarjen e ushqimit dhe ilaçeve për të moshuarit dhe pacientët, kurrë nuk mund të pretendojë se po e mbështet kombin iranianin.”

Ai i bëri thirrje Pompeos të marrë përgjegjësi për “veprimet terroriste dhe krimet kundër njerëzimit” të kryera nga Shtetet e Bashkuara kundër Republikës Islamike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *