Vendosni fjalën kyçe....

Presidenca shkresë prokurorisë: Verifikoni numrin që kërcënoi zëdhënësin Tedi Blushi


Presidenca i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Tiranës ku i kërkon të verifikojë shantazhin ndaj zëdhënësit të Presidentit të Republikës Ilir Meta, Tedi Blushi. Rast i cili u bë publik vetëm një ditë më parë nga presidenti.

Sipas “Balkanëeb” në këtë shkresë Presidenca kërkon verifikimin e telefonatës që i është bërë zëdhënësit nga një telefonues.

“Telefonuesi u prezantua si diplomat. Kërkojmë të identifikohet numri nga u bë telefonata për zëdhënësin”, thuhet në kërkesën e Presidencës. 

Meta zbuloi dje se zëdhënësi i tij Tedi Blushi, është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj në Tiranë.

‘Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash. Kam kërkuar hetim të menjëhershëm. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës.’ – shkruante Meta.

Postimet e zëdhënësit të presidentit Meta, Tedi Blushi në Facebook, që mendohet se mund të jetë bërë shkak për shantazhin ndaj tij:

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *