Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur se po e vëzhgon situatën pas deklaratave të djeshme nga ana e presidentit Meta.
I pyetur nga gazetari i Zërit të Amerikës për komentet e djeshme të presidentit Meta, zëdhënësi i DASH-it është përgjugjur duke thënë se ‘respektimi i ligjit është mbi të gjitha’.
‘Qëndrimi i Shteteve të Bashkura nuk ka ndryshuar. Vazhdimi i përparimit me reformat është jetik për stabilitetin dhe begatinë e Shqipërisë, si dhe për çuarjen përpara të synimit tonë të përbashkët, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian’.
Ditën e djeshme, presidenti Meta deklaroi se Shqipëria nuk mund të ishte më shtet i ambasadave, por shtet i së drejtës.
Përveç kësaj, ai akuzoi një përfaqësues të një ambasade të huaj se kishte shnatazhuar zëdhënësin e tij, Tedi Blushi, për të fshirë një postim në Facebook, duke paralajmëruar këdo diplomat që kishte guxuar ta bënte këtë.