Vendosni fjalën kyçe....

Si në filmat e Hollivudit, SHBA i dhuron BKH-së 5 pajisje poligraf për testin e së vërtetës


SHBA-ja i ka dhuruar Shqipërisë 5 pajisje poligraf, që njihen ndryshe si pajisjet me të cilat kryhet testi i së vërtetës.

Njoftimi është bërë nga Ambasada Amerikane në kuadër të ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

‘Këtë javë, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) hodhi një tjetër hap përpara drejt ngritjes së saj me dhurimin e pesë paketave të kontrollit poligraf nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme. Pajisjet do të përdoren nga poligrafë të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do të kryejnë testimet e aplikantëve për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të ndihmuar në ruajtjen e standarteve më të larta të integritetit. Dhurimi dhe certifikimi i poligrafëve është pjesë e një program dhjetë javor, financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës nëpërmjet Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP). Drejtori i Përgjithshëm dhe ekipi menaxhues i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SIAC) – organizata që do të punësojë shqyrtuesit e poligrafeve – iu bashkuar drejtuesit të programit ICITAP dhe drejtueses së INL në Shqipëri për ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve.’ – thuhet në njoftimin e ambasadës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *