Partia Socialiste i ka bërë thirrje presidentit Meta që të rikthejë institucionin që drejton në kufijtë dhe kompetencat që i njeh Kushtetuta.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, shkruan ndër të tjera sa prioriteti i vendit për itin 2020 është fillimi i bisedimeve për anëtarësimin në BE, ndërsa thekson se në buxhet është parashikuar një ndihmë e konsiderueshme për reformën në drejtësi.
Buxheti 2020 garanton vazhdimin e mbështetjes financiare për thellimin e reformave të nisura në sektorë kyç të ekonomisë. Reforma në drejtësi, e cila do të vijojë të marrë një mbështetje të konsiderueshme buxhetore, së bashku me reformën në administratën publike dhe reformën e menaxhimit të financave publike do të jenë instrumente të rëndësishëm të realizimit të prioriteve të programit të Qeverisë në përputhje me interesat e qytetarëve për përmirësimin e nivelit të jetesës së tyre. Në Buxhetin 2020 është parashikuar edhe kostoja shtesë për mbështetjen e institucioneve të krijuara në zbatim të reformës në drejtësi. Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës’.- shkruan Balla.