Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmëron Kina: S’e duam luftën tregtare me SHBA-në, por nëse është e nevojshme do hakmerremi


Pekini është përpjekur të shmangë një luftë tregtare me Uashingtonin dhe dëshiron të pengojë një përplasje të mëtejshme, tha të premten presidenti kinez, Xi Jinping.

Ai paralajmëroi, megjithatë, që Kina nuk ka frikë të hakmerret kur është e nevojshme.

‘Ne duam të punojmë për një marrëveshje të fazë së parë, bazuar te respekti i ndërsjellë dhe barazia,’ tha Xi.

‘Por nëse është e nevojshme, ne do të luftojmë përsëri, por ne kemi punuar në mënyrë aktive për t’u përpjekur të mos kemi një luftë tregtare. Ne nuk e filluam këtë luftë tregtare dhe kjo nuk është diçka që duam,’ tha udhëheqësi kinez në përgjigje të pyetjeve të përfaqësuesve të Forumit të Ekonomisë së Re të organizuar nga ‘Bloomberg’ në Pekin.

Sipas Xi, të dy vendet duhet të forcojnë komunikimin për çështje strategjike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *