Vendosni fjalën kyçe....

Bajrit në burg, avokati: Akuzat e reja janë flluska sapuni

Gjykata vendosi sot që të lërë në burg të akuzuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Asmer Bilali dhe Ismet Idrizi, të cilëve një ditë më parë u kishte kaluar afati i paraburgimit.

Mirëpo ata do të qëndrojnë në burg pas akuzave të reja, për punësime në spitalin e Shkodrës. Avokati mbrojtës i Safet Bajrit, Arbër Hoxha,i ka konsideruar si “Flluskë sapuni” akuzat e reja që janë ngritur në drejtim të këtij grupi.

“Është ekstraligjore, ne kërkuam shuarjen e masave të sigurisë për katër persona, masat që ka dhënë gjykata vetëm të reja nuk janë. Kjo dosje është një flluskë sapuni, që do të plaset në momentin e parë që çështja do të kalojë në gjykim. 

Nuk ka akuza të reja, thjesht janë të njëjtat akuza, për të cilat kishin kaluar afatet e paraburgimit. Për të hetuarit Behar Bajri, Safet Bajri, Asmer Bilali, Ilir Bajri dhe Ismet Idrizi u la në fuqi masa e sigurisë arrest me burg, Jorida Murati u la në arrest në shtëpi. Murati nuk është e mbrojtur prej meje, Safet Bajri pretendoi me të drejtë se po mbahet padrejtësisht në ambientet e paraburgimit”, u shpreh avokati Arbër Hoxha.

Masa e sigurisë “Arrest në burg”

1-Behar Brajoviq (Bajri)

2-Safet Rustemi

3-Ilir Rustemi

4-Asmer Bilali

5-Ismet Idrizi

6-Sirjan Alija

Masa e sigurisë  “Arrest në shtëpi”

7-Jorida Murati

Masa e sigurisë  “Detyrim paraqitje”

8-Senad Halluni

9-Florine Hoxha

10-Mira Nikaj (Përgjegjëse e financës në Spital)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *