Vendosni fjalën kyçe....

“Të shenjtëruar për të qëndruar pranë pushtetit”, gazetari Pilger shpërthen ndaj mediave që sulmuan Assange (Video)


Gazetari fitues i disa çmimeve John Pilger ka “sulmuar” The Guardian dhe mediat “mainstream” për mbulimin që i kanë bërë lajmeve rreth themeluesit të WikiLeaks Julian Assange.

Pilger “shigjetoi” një editorial të The Guardian të publikuar këtë javë për rastin e mos-ekstradimit të Assange në SHBA, ku atje do përballet me 175 vjet pas hekurave për përhapjen e informacionit të klasifikuar.

Regjisori i dokumentarit fitues të çmimeve BAFTA ka ofruar interpretimin e tij për atë që në të vërtetë editoriali nënkuptonte.

Ajo që Guardian po thoshte me të vërtetë ishte kjo:‘ Ne jemi pushteti i katërt, bartësit e parimeve të vërteta liberale, mbrojtësit e të drejtave të shenjta. Të tilla si e drejta për të thithur pushtetin. E drejta për të pushtuar vendet dhe e drejta për të njollosur ata që ekspozojnë standardet tona të dyfishta dhe, nëse është e nevojshme, e drejta për t’i shkatërruar ata“-tha ai.

“Nëse Julian do t’i nënshtrohej mizorisë që ai kishte duruar, javë pas jave, muaj pas muaji, gazetat si Guardian do të ndanin përgjegjësinë”.

Pilger është një nga kontribuesit e librit të ri të titulluar “Në mbrojtje të Julian Assange” , ai i bëri komentet në promovimin e librit, të shtunën, në Londër.

Shkrimtari dhe aktivisti Tariq Ali, stilisti Vivienne Westëood, aktorja Pamela Anderson dhe ish-diplomati Craig Murray janë ndër emrat e tjerë të profilit të lartë që kontribuan në libër, i cili është një përmbledhje ese mbi persekutimin Assange dhe lirisë së fjalës.

Assange aktualisht është ndodhet në burgun Belmarsh, në pritje të një seance gjyqësore për ekstradimin në SHBA.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *