Vendosni fjalën kyçe....

Kina: SHBA faktori më destablizues në botë


Kryediplomati kinez tha të shtunën gjatë një takimi të grupit G20 në Japoni se Shtetet e Bashkuara janë burimi më i madh i jostabilitetit dhe politikanët amerikanë po e akuzojnë Kinën në tërë botën pa kurrfarë baze.

Marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha botërore janë tensionuar për shkak të luftës së ashpër tregtare dhe grindjeve për të drejtat e njeriut në Hong Kong.

Gjatë takimit me ministrin e jashtëm holandez, Stef Blok, këshilltari shtetëror kinez, Wang Yi, nuk i kurseu kritikat ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Shtetet e Bashkuara janë angazhuar gjerësisht në njëanshmëri dhe mbrojtje të vetes. Ato po i dëmtojnë sistemin shumëpalësh të tregtisë. Ato tashmë janë bërë faktori më i madh destabilizues në botë”, tha diplomati kinez.

Ai shtoi se Shtetet e bashkuara, për qëllime politike, e kanë përdorur makinerinë shtetërore për t’i shtypur bizneset legjitime kineze dhe i kanë akuzuar ato pa bazë.

Diplomati Yi i akuzoi Shtetet e Bashkuara edhe për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Kinës me qëllim të dëmtimit të stabilitetit dhe mirëqenies në Hong Kong, shkruan “Reuters”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *