Një akrobate cirku është rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash, përpara familjeve që bërtisnin gjatë një shfaqje të Winter Wonderland në Londër.
Performuesja, 35-vjeçare, Jackie Louise Armstrong, humbi kontrollin gjatë shfaqjes së orës 18:00. Stafi u nxitua t’i vinte në ndihmë kur ajo nuk arriti të ngrihet dhe organizatorët shpejt bënë një njoftim për të ndërprerë shfaqjen, në një kohë kur publiku bërtiste i tmerruar.
“Ishte e tmerrshme. Mendova se ishte pjesë e aktit, por kur ajo nuk u ngrit, e dija se diçka nuk ishte në rregull. Një grup njerëzish vrapuan për ta ndihmuar atë dhe njerëzit po bërtisnin për një mjek.”– tha një dëshmitar për “The Sun”.
Dëshmitari shtoi: “Mendova se e dëgjova ulërimën e saj, kështu që shpresojmë që ajo është e vetëdijshme. Por dukej e tmerrshme. Njerëzit në audiencë po dilnin duke qarë. Kishte edhe shumë fëmijë. Ne pamë që mjekët po nxitonin ndërsa ne po dilnim.”
Jackie Louise Armstrong, me origjinë nga Kenti, është një artiste me shumë përvojë, rreth 10 vjet. Ajo është nëna e një vajze 1-vjeçare, Lexi, të cilën e kishte marrë me vete në cirk.
Ajo u dërgua në spital dhe priten informacione të mëtejshme për gjendjen e saj shëndetësore.