Numri i vdekjeve nga rrëshqitjet e tokës në Kenian perëndimore nga shirat e dendur është rritur në 43, njoftuan autoritetet të hënën.
John Lonyangapuo, guvernatori i West Pokot Country, u tha gazetarëve se shumë njerëz mbeten ende të humbur për të konfirmuar numrin e saktë të vdekjeve.
Mijëra persona mbetën të pastrehë pasi shtëpitë e tyre u përfshinë nga përmbytjet për shkak të reshjeve të mëdha, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se në ditët në vijim mund të ketë sërish rrebeshe.
Presidenti Uhuru Kenyatta tha se në zonat e prekura ishin dërguar forcat e emergjencës dhe ushtria për të ndihmuar në kapërcimin e situatës.